Kaloni te përmbajtja kryesore

Një i lënduar nga aksidenti në magjistralen Podujevë-Prishtinë

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti në magjistralen Podujevë-Prishtinë.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.

Pllana ka bërë të ditur se të lënduarit i është ofruar ndihma mjekësore, teksa shtoi se Njësia e Trafikut Rajonal ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij aksidenti.

“Rreth orës 13:30 është pranuar informata për një aksident trafiku të ndodhur në magjistralen Podujevë-Prishtinë. Deri më tani bëhet e ditur se në këtë aksident është lënduar një person, të cilit i është ofruar ndihmë mjekësore”, tha Pllana. /21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button