Kaloni te përmbajtja kryesore

Arrestohet një person, dyshohet se vodhi rroba në një butik

Policia e Kosovës ka identifikuar dhe arrestuar një person që dyshohet se kishte vjedhur rroba në një lokal.

Sipas Policisë, i dyshuari nga lokali vodhi rroba në vlerë 1,000 euro.

I dyshuari është shtetas i Maqedonisë së Veriut.

“Me datë 25.07.2025 pas hetimeve lidhur me rastin, është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari shtetas i RMV-së, pasi që i njëjti me datë e cekur në një lokal-butik, kishte vjedhur rroba në vlerë rreth 1000 €. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button