Kaloni te përmbajtja kryesore

​Ngjarjet e datës 26 korrik

Vazhdimi i 53-të i seancës konstituive. (Kuvendi i Kosovës, ora 14:00)

Nën përkujdesjen e ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla dhe drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Gazmend Hoxha organizohen aktivitete për shënimin e 14-vjetorit të rënies së heroit Enver Zymerit dhe Ditës Memoriale të zyrtarëve policorë të rënë në krye të detyrës:

08:00 – Vizita te familja e zyrtarit policor të rënë në kryerje të detyrës Muhamed Lika. (Familja Lika – në Kaçanik. Pjesëmarrës drejtori i Përgjithshëm i Policisë Gazmend Hoxha dhe menaxhmenti i PK-së)

09:00 – Homazhe shtetërore. (Lapidari i Policëve të rënë – Drejtoria e Përgjithshme e Policisë. Pjesëmarrës personalitetet e larta shtetërore)

10:00 – Homazhe te varri i Heroit Afrim Bunjaku. (Samadrexhë, Vushtrri. Pjesëmarrës personalitetet e larta shtetërore)

10:15 – Vizitë në familjen e Heroit Afrim Bunjaku. (Samadrexhë, Vushtrri. Pjesëmarrës personalitetet e larta shtetërore)

10:45 – Homazhe te varri i Heroit Enver Zymeri. (Dubovc, Vushtrri. Pjesëmarrës personalitetet të larta shtetërore)

11:30 – Vizitë në familjen e Heroit Enver Zymeri. (Familja e Heroit Enver Zymeri– në Vushtrri. Pjesëmarrës personalitetet e larta shtetërore)

12:30 – Homazhe tek lapidari në vendin e rënies së Heroit Enver Zymeri. (Varage – Zubin Potok, pjesëmarrës: personalitetet e larta shtetërore)

Në shënim të 14-vjetorit të rënies së Hero Enver Zymeri dhe Ditës Memoriale të zyrtarëve policorë të rënë në krye të detyrës, do të organizohen aktivitete sportive që përfshijnë ecje, çiklizëm, vozitje me motorë dhe gara me kajak. Marshutat e ekipeve përfshijnë zona/komuna nga jugu drejt veriut të Kosovës, përmes vendit të rënies së Heroit Enver Zymeri, Varage-Zubin Potok.

17:00 – Ceremonia e pritjes së marshuesve në Qendrën për trajnim për kërkim-shpëtim “Berim”, Zubin Potok- Ujman.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button