Kaloni te përmbajtja kryesore

Marrëveshja Kurti-Limaj, Hyseni: Posti i kryeparlamentarit i takon LVV-së, Nisma të ketë mirëkuptim

Dy ditët e mbetura si afat për konstituim të Kuvendit, pritet të jenë vendimtare nëse diskutimet mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Nismës Socialdemokrate do të rezultojnë me një marrëveshje politike që do të çonte në konstitutim të Kuvendit.

Në Lëvizjen Vetëvendosje ka optimizëm për një përgjigje pozitive të Nismës për koalicion qeverisë deri të shtunën duke besuar se qeveria Kurti 3 do të formohet së shpejti . Sipas deputetit, Driton Hyseni, Nisma duhet të ketë mirëkuptim pasi që posti i kryeparlamentarit i takon LVV-së.

“Janë zhvilluar takime… do të vazhdohet tutje me një tendencë që të kemi përfarimi të qëndrimeve qe t’i japim vendit Kuvendin e konstituar..Posti i kryeparlamentarit i takon forcës së parë politike të zgjedhjeve të 9 shkurtit dhe këtë e thotë edhe kushtetua dhe mendoj se këto gjera janë të qarta dhe mendoj se në takimet që do të vijojnë do të kemi një mirëkuptim nga ana e Nismës sa i përket postit të kryetarit të Kuvendit dhe një anagzhim të tyre të sinqertë që të kemi një Kuvend. Shtyllat kryesore që duhet diskutohen me Nismën janë pozicionet politike brenda ekzekutivit të ri… Kjo është alternativa më e mundshme. Ky bashkëpunim me Nismën e ka mundësinë që këto dy ditë të merr formën përfundimtare dhe të vazhdohet tutje. Jam optimist në reflektimin e njerëzve që mendojnë arsyen”, tha Hyseni për RTV21./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button