Kaloni te përmbajtja kryesore

Behrami: Haxhiu refuzon kërkesat e Fondacionit “Përkrahje për Mbrojtjen Juridike të Hashim Thaçit”

Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka akuzuar ministren në detyrë të Drejtësisë, Albulena Haxhiu, për refuzimin e kërkesave të Fondacionit “Përkrahje për Mbrojtjen Juridike të Hashim Thaçit”.

Në një postim në Facebook, Behram tha se UÇK-ja, në botëkuptimin e ”Hekuranit dhe VV-së, edhe ashtu është një organizatë mercenarësh”

”UÇK-ja, në botëkuptimin e Hekuranit dhe VV-së, edhe ashtu është një organizatë mercenarësh! Këta okupues të institucioneve, kur është fjala për familjarët e Fitore Pacollit, janë shumë zemërgjerë. Dhe shumë aktivë për të amnistuar Martinat, Nagipat dhe oligarkë të tjerë. Për UÇK-në nuk kanë para! Madje as fjalë të mira. Edhe atë në fazën më të rëndësishme të procesit, kur dëshmitarët e mbrojtjes do të jenë përcaktues për fitoren e krerëve të UÇK-së. Por, nashtë! Mirë që gjërat dalëngadalë po bëhen të qarta. Lirisht zhvishni kostumet me stemë të Republikës së Kosovës dhe vishni ato të Gjykatës Speciale. Me dhe pa mbështetje, ju dhe Gjykata Speciale betejën për ndërrim të historisë keni me humbë!”, ka shkruar Behrami në Facebook.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button