Kaloni te përmbajtja kryesore

Behramaj: Nëse Kurti e ka përnime interesin shtetërorë të Kosovës ndoshta është mirë me qëndru në Greqi

Deputeti i PDK-së, Artan Behrami për RTV21 ka thënë se LVV dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti kanë bllokuar institucionet e Republikës së Kosovës.

Ai për vizitën e Kurtit në Greqi tha se ai “ndoshta është mirë me qëndru në ato seminare e filozofisë sepse mandati i tij poashtu ka qenë vetëm filozofi”.

“Tashmë kemi parë që LVV dhe deputeti Kurti në vazhdimësi kanë bllokuar institucionet e Republikës së Kosovës, kanë uzurpuar tashmë zyret e qeverisë edhe me vendim të Gjykatës Supreme e kanë okupuar edhe Kuvendin e Republikës së Kosovës përmes udhëheqësit të seancës dhe ndoshta për interesin shtetërorë të Kosovës nëse Kurti e ka përnime interesin shtetërorë të Republikës së Kosovës ndoshta është mirë me qëndru në ato seminare e filozofisë sepse mandati i tij poashtu ka qenë vetëm filozofi”, ka thënë ai. /21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button