Kaloni te përmbajtja kryesore

Momenti intim me kolegen në koncertin e Coldplay, reagon gruaja e CEO-së së Astronomer

Pas videove virale ku drejtori ekzekutiv i kompanisë Astronomer, Andy Byron, u pa në një moment intim me drejtoreshën e burimeve njerëzore të firmës, Kristin Cabot, bashkëshortja e tij Megan ka bërë një veprim domethënës në rrjetet sociale.

Ajo ka hequr mbiemrin e burrit të saj nga profili i saj në Facebook, në atë që shumë e kanë parë si një shenjë të qartë reagimi ndaj situatës.

Momenti që shkaktoi zemërim të madh në internet ndodhi gjatë një koncerti të Coldplay në Boston, ku Byron u kap nga “kamera e puthjes” me Cabot.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button