Osmani e pret në takim Avokatin e Popullit, flasin për gjendjen aktuale të të drejtave të njeriut

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim Avokatin e Popullit, Naim Qelaj.
Në një komunikatë nga presidenca, është bërë e ditur se në takim është diskutuar për gjendjen aktuale të të drejtave të njeriut.
“Presidentja Osmani theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë ndërinstitucional dhe ndërkombëtar për garantimin dhe promovimin e të drejtave të njeriut për të gjithë qytetarët, pa dallim. Ajo theksoi se institucionet duhet të jenë të përkushtuara në zbatimin e rekomandimeve të Avokatit të Popullit, si mjet kyç për forcimin e sundimit të ligjit dhe avancimin e të drejtave të njeriut. Avokati i Popullit e informoi Presidenten për çështjet më të shpeshta që adresohen në këtë institucion. Të dy palët u pajtuan për domosdoshmërinë e vazhdimit të bashkëpunimit në funksion të mbrojtjes së të drejtave themelore të njeriut në Kosovë” – thuhet tutje.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?