Kaloni te përmbajtja kryesore

Chelsea-PSG, publikohen formacionet zyrtare të finales së Botërorit të Klubeve

Chelsea dhe PSG-ja luajnë sot finalen e madhe të Botërorit të Klubeve  në “MetLife Stadium” të New Jersey, duke filluar nga ora 21:00 me orën tonë.

Nga një anë janë anglezët që kanë bërë detyrën duke fituar 5 nga 6 ndeshjet e luajtura me një lojë mjaft bindëse, edhe pse nuk kanë pasur përballë pengesa shumë të forta në rrugëtimin e tyre.

Nga ana tjetër është PSG që ka treguar se fitorja në Ligën e Kampioneve nuk është aspak rastësi, teksa ka nxjerrë nga gara emra të rëndësishëm si Bayern Mynih e Real Madrid, ndërsa tregoi kundër spanjollëve forcën e vet me një fitore shkatërrimtare 4-0.

“Blutë” e nisin nga minuta e parë dy blerjet e reja Liam Delap dhe Joao Pedro, braziliani debutoi në gjysmëfinale ndaj ish-ekipit të tij, Fluminense, ku shënoi dy golat e fitores.

Po ashtu e fillon nga minuta e parë, Moises Caicedo, i cili ka pasur probleme fizike, por është rikthyer për finalen e sotme.

Te parisienët mungojnë Lucas Hernandez dhe Willian Pacho, për shkak kartonësh, por Luis Enrique ka hedhur në fushë formacionin më të mirë të mundshëm.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button