Kaloni te përmbajtja kryesore

Osmani në SHBA: Kosova është e bekuar me mbështetjen e palëkundur të Kongresit Amerikan

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit në SHBA, ka thënë se Kosova është e bekuar me mbështetjen e Kongresit amerikan.

Osmani këtë e ka thënë teksa ka njoftuar se ka zhvilluar një takim me senatorin amerikan Andy Kim, zhvilluar në Washington D.C., ku të dy diskutuan mbi forcimin e mëtejshëm të partneritetit strategjik ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Osmani theksoi se Kosova është e bekuar me mbështetje të fuqishme dhe të palëkundur nga Kongresi Amerikan.

“Kosova është e bekuar me mbështetjen e fuqishme dhe të palëkundur të Kongresit Amerikan!  Në Washington D.C., kisha kënaqësinë ta takoj Senatorin Andy Kim, për të diskutuar forcimin e partneritetit strategjik midis Kosovës dhe Amerikës në fusha të ndryshme të interesit të përbashkët, përfshirë sigurinë, zhvillimin ekonomik dhe inovacionin”, shkroi Osmani.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button