Brahim Shatrolli emërohet komandant i Policisë në Lipjan
Kapiteni Brahim Shatrolli është emëruar komandant i Policisë në Lipjan.
Për portalin rtv21.tv kjo u bë e ditur nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.
”Pas rastit të fundit i cili ka ndodhur në Lipjan, komandanti i Stacionit Policor në Lipjan, Kapiten Argjent Gashi ka kërkuar lirim nga pozita e Komandantit të Stacionit dhe kërkesa e tij është aprovuar. Në pozitën e Komandantit të Stacionit Policor ne Lipjan, është emruar Kapiten Brahim Shatrolli”, tha Kelani./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?