Kaloni te përmbajtja kryesore

Gjenden dy mjete të pashpërthyera, FSK-ja intervenon

Policia e Kosovës ka njoftuar se dy mjete të pashpërthyera janë gjetur të mërkurën në fshatin Kaçanik i Vjetër afër hekurudhës, e tjetri në Rahovec.

Siç ka njoftuar Polcia në të dyja rastet njësitet e Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë bërë shpërthimin e kontrolluar të mjeteve.

Rasti 1.

(Kaçanik) Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se ka hasur në një mjet të dyshuar të pashpërthyer afër hekurudhës. Njësitet policore kanë siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësitet e FSK-së për deminim kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë shpërthyer mjetin në mënyrë të kontrolluar dhe të sigurt. Lidhur me rastin, është informuar edhe prokurori.

Rasti 2.

(Rahovec) Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar policinë se gjatë punës me ekskavator në oborrin e shtëpisë së tij ka hasur në një mjet të dyshimtë të pashpërthyer. Njësitet policore kanë siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësitet e FSK-së  për deminim, kanë tërhequr mjetin e dyshuar-granatë dore A-6, në mënyrë të kontrolluar dhe të sigurt.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button