IML: Laboratori i Toksikologjisë jashtë funksionit – mostrat po dërgohen në rajon dhe Evropë

Instituti për Mjekësi Ligjore ka njoftuar se Laboratori i Toksikologjisë është jashtë funksionit për shkak të procesit të renovimit në të gjitha hapësirat e brendshme të objektit të IML-së.
Në njoftim thuhet se pas përfundimit të renovimit në muajin shtator, do të bëhet servisimi dhe kalibrimi i pajisjeve dhe aparaturave laboratorike, në mënyrë që të sigurohet analizimi i mostrave sipas standardeve të kerkuara.
“Pas pyetjeve dhe kërkesave të shumta që kanë ardhur në adresë të Institutit për Mjekësinë Ligjore (IML) në lidhje me Laboratorin e Toksikologjisë, ju njoftojmë se Laboratori i Toksikologjisë në IML është jashtë funksionit për shkak të procesit të renovimit në te gjitha hapësirat e brendshme të objektit të IML-së, përfshirë dhe hapësiren e Laboratoreve.
Menjëhere pas përfundimit të këtij procesi në shtator, do të bëhet servisimi dhe kalibrimi i pajisjeve dhe aparaturave laboratorike, në mënyrë që të sigurohet analizimi i mostrave sipas standardeve të kerkuara”, thuhet në njoftim.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?