Krasniqi: Uroj që Kushtetuesja ta hedhë poshtë sa më parë insistimin antikushtetues për votim të fsheht

Pas deshtimit të radhës të seancës konstituuive, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka thënë se është e pashpjegueshme kryeneçësia politike e disa përfaqësuesve që vazhdojnë të këmbëngulin në shkelje të Rregullores, Ligjit dhe Kushtetutës.
Ai tutje ka kërkuar që Gjykata Kushtetuese të vlerësojë sa më parë lëndën e PDK-së, për të hedhur poshtë kërkesën për votim të fshehtë dhe për të mundësuar konsituimin e Kuvendit brenda afatit 30 ditor.
“Uroj që Gjykata Kushtetuese të vlerësoj sa më parë lëndën tonë – që të bie poshtë insistimi i turpshëm dhe jokushtetues për votim të fshehtë – në mënyrë që të konsituojmë Kuvendin brenda afatit 30 ditor.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?