Kaloni te përmbajtja kryesore

Ronaldo mungoi në varrimin e Jotas për këtë arsye

Kapiteni i Portugalisë, Cristiano Ronaldo, nuk ka marrë pjesë në varrimin e bashkëlojtarit të tij te kombëtarja portugeze, Diogo Jotas dhe vëllait të tij, Andre Silva.

Në ceremoninë e varrimit morën pjesë shokët e tij te Liverpoolit dhe ata të kombëtares së Portugalisë.

Por, mungesa e Ronaldos, sipas “Mirror Football”, u bë për shkak të frikës së këtij të fundit që pjesëmarrja e tij në ceremoninë e varrimit të Jotas mund ta tërhiqte vëmendjen nga ceremonia përshëndetëse.

Ronaldo kishte ndarë një mesazh emocional në rrjete sociale pasi u përhap lajmi tragjik të enjten.

“Nuk ka kuptim. Sapo ishim bashkë në kombëtare, dhe ti sapo ishe martuar. Familjes tënde, gruas dhe fëmijëve të tu, u dërgoj ngushëllimet e mia dhe u uroj gjithë forcën e botës. E di që gjithmonë do të jesh me ta. Pushoni në paqe, Diogo dhe Andre. Do të na mungoni të gjithëve”, pati shkruar Ronaldo,

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button