Kaloni te përmbajtja kryesore

Krasniqi: Kurti po bëhet argat i Prokurorisë në Hagë

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të kryeministrit Albin Kurti për ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli.

Në një deklaratë për media, Krasniqi tha se nuk kishte ndjekur intervistën e Kurtit, pasi “dje ka qenë një koncert më i vlefshëm se fjalët e tij”, por se kishte lexuar disa transkripta.

“Zoti Kurti, po thuajse pesë muaj, është shkaktari kryesor i krizës politike. Ai i quan deklaratat qesharake dhe po vazhdon të jetë argat i Prokurorisë – por kjo nuk është diçka e re. Ai nuk ka shkuar askund për t’i vizituar, as Rexhep Selimin,” tha Krasniqi./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button