Kaloni te përmbajtja kryesore

PDK, LDK dhe AAK kërkojnë nga Dehari të mos shkelet Kushtetuta

Deputetja e PDK-së Arbnora Salihu i ka kërkuar kryesuesit të seancës ta respektojë Kushtetën e Kosovës.

‘’I nderuar kryesues mos e shkel kushtetutën’’, ishte thirrja e saj para të pranishmëve.

Po ashtu edhe Alban Zogaj nga LDK-ja me një ton më të lartë iu drejtua kryesuesit Avni Dehari.

“Zoti kryesues kërkojmë të ktheheni ne rendin e ditës. Propozoj të ktheheni në rendin e ditës dhe mos ta shkelni Kushtetutën”, deklaroi ai.

Ndërsa, AAK në mënyrë ironike përmes deputetes Time Kadrijaj tha se partia nuk ka ndryshuar qëndrim dhe e propozojnë Albin Kurtin. /21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button