Arrestohen tre zyrtarët policorë që dyshohen se e rrahën një person në Klinë
Tre zyrtarë të Policisë së Kosovës janë arrestuar sot në qytetin e Klinës, nën dyshimet se kanë ushtruar dhunë fizike ndaj një të ndaluari, duke tejkaluar kështu kompetencat e tyre zyrtare.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, i cili tha se fillimisht patrulla policore kishte shkuar në Klinë në një shtëpi për të arrestuar një person të dyshuar për veprën penale ‘’Kanosje’’.
‘’Patrulla policore kanë shkuar në Klinë për të arrestuar një person, i cili ka qenë i dyshuar për veprën penale ‘’Kanosje’’. Pas arrestimit ky person është dërguar në mbajte për 48 orë sipas raportit policor’’, ka thënë Nikçi.
Ndërkaq sipas Nikçit pas analizimit të provave është vërtetuar se ka elemente të veprës penale të keqtrajtimit ndaj personit të arrestuar. /21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?