Kaloni te përmbajtja kryesore

Sot mot me diell, temperaturat maksimale arrijnë deri 30 gradë

Gjatë ditës së sotme parashihet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

Bazuar në të dhënat e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 30 gradë Celsius.

“Të dielën do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-30 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimi me shpejtësi 1-4m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button