Kaloni te përmbajtja kryesore

Kurti tha se PDK dhe LDK e kanë keqlexuar aktgjykimin e Kushtetueses

Kryetari i VV-së tha se takimi që u mbajt me liderët e partive politike ia ka vlejtur, por sipas tij, dy partitë PDK dhe LDK po e keqlexojnë aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese.

“Takimi ia ka vlejtur, pasi janë sqaruar shumë gjëra, e një nga to që është e çuditshme dhe brengosëse është që për bindjen time, partitë opozitare, PDK dhe LDK e kanë keqlexuar aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese dhe po e keqinterpretojnë atë publikisht. Nuk është as qëllimi as kuptimi i atij aktgjykimi cfarë po thuhet nga PDK dhe LDK”, tha kurti gjatë një konference për media.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button