Kaloni te përmbajtja kryesore

Djali vret babanë në Berlin

Një 43 vjeçar është arrestuar në Berlin të Gjermanisë pasi i njëjti dyshohet se ka therrur me thikë babanë e tij të shtunën.

Ngjarja kishte ndodhur rreth orës 10:30 të mëngjesit, policia dhe zjarrfikësit u njoftuan për rastin në rrugën Sven-Hedin-Straße në Berlin.

Mjekët e urgjencës njoftuan se viktima vdiq në vendngjarje.

Sipas BILD, viktima ishte një burrë 77-vjeçar. Autori i dyshuar i krimit u identifikua atë mbrëmje dhe u gjet në shtëpinë e tij, që besohet gjithashtu të jetë vendi i krimit. 43-vjeçari është djali i viktimës./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button