Kaloni te përmbajtja kryesore

KRU Prishtina fillon shkyçjet e borxhlinjve, ndërpritet uji për konsumatorët me mbi 3 mijë euro borxh

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka filluar aksionin e shkyçjes së konsumatorëve borxhlinj, të cilët kanë borxhe të akumuluara mbi shumën 3,000 euro.

Shkyçjet e para janë realizuar në rrugën “Nikollë Ivanaj” në Prishtinë, ku disa konsumatorë janë përballur me ndërprerjen e menjëhershme të shërbimit të furnizimit me ujë.

“Pa pagesë, pa ujë! Mbi 3000 euro borxh sjell shkyqjen e menjëhershme. Vazhdojnë aksionet ditëve në vijim, -përgjegjësia është e secilit”, thuhet në njoftimin e bërë për media.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button