Gashi: LDK-ja ka ofruar një zgjidhje konkrete

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me bllokadën politike që ka përfshirë vendin pas zgjedhjeve të fundit.
Ai theksoi se LDK-ja ka ofruar një zgjidhje konkrete për të ecur përpara, por se përgjegjësia kryesore bie mbi partinë që ka dalë e para nga zgjedhjet.
“Klasa politike në Kosovë duhet me gjet zgjidhjen, LDK ka ofru një zgjidhje. Nëse është e papranueshme për partinë që ka dalë e para, atëherë le të bëjë veprimet e duhura sepse ka obligim me të drejtën që e ka fituar,” theksoi Gashi.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?