Kaloni te përmbajtja kryesore

Bizneset kërkojnë që brenda 10 ditëve ZRrE-ja ta pezullojë vendimin për daljen në treg të hapur

(Lajm i përditësuar)

Protesta vazhdon, numër i shtuar i pjesëtarëve policor brenda hapësirave të ZRR-së

Përfaqësues të bizneseve kanë marshuar drejt zyreve të ZRRE-së gjatë protestës kundër vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji.

Brenda hapësirave të ZRRE-së është par numër i shtuar i pjesëtarëve policor.


Bizneset kërkojnë që brenda 10 ditëve ZRrE-ja ta pezullojë vendimin për daljen në treg të hapur

Në protestën e sotme Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka thënë se asnjë biznes nuk është kundër tregut të lirë, por kërkojnë fazë tranzicioni.

Ai tha se kërkesa e bizneseve është që brenda 10 ditëve ZRRE ta pezullojë vendimin.

“E kemi një kërkesë të vetme, na jepni një fazë të tranzicionit, përgatitenit tregun e më pas edhe një paketë që e kanë pasë të gjitha vendet e Evropës por edhe më gjerë që i kanë ndihmu biznesit mos me vërejt asnjë efekt negativ, mos me ndiku në ulje ose në mbyllje te biznesit”, tha ai.


“Mos na ndalni prodhimin”, “Liberalizimi i shpejtë i rrymës – monopol, jo konkurrencë”

Në Prishtinë është duke u mbajtur protesta nga përfaqësues të bizneseve, kundër vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji.

“Mos na ndalni prodhimin”, “Liberalizimi i shpejtë i rrymës – monopol, jo konkurrencë”, “Pa transparencë – nuk ka treg të lirë” – këto janë disa nga pankartat e protestuesve.

Vendimi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), për liberalizimin e tregut të energjisë, ka hyrë në fuqi më 1 qershor.


Bizneset mblidhen për protestën në Prishtinë

Përfaqësues të bizneseve kanë filluar të mblidhen për protestën e orës 11:00.

Bizneset kanë paralajmëruar protestë masive derisa kanë kërkuar shtyrje të vendimit për daljen në tregun e lirë energjetik.

Në këtë protestë do të marrin pjesë përfaqësues të bizneseve dhe punëtorët e tyre, të cilët do të kërkojnë nga institucionet përgjegjëse të Republikës së Kosovës, të reflektojnë mbi kërkesat e komunitetit të biznesit për një fazë tranzicioni në procesin e daljes në tregun e lirë të energjisë.

Muajin e kaluar përfaqësues të bizneseve bllokuan hyrjet e kryeqytetit, kundër vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji për “daljen e detyrueshme” të ndërmarrjeve në tregun e lirë të energjisë.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button