Temperaturat në fundjavë arrijnë deri në 34 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të shtunën parashihen që temperaturat të arrijnë deri në 34 gradë Celzius.
Sipas njoftimit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30-34 gradë Celsius. ”Do të fryjë erë kryesiaht nga jugperendimi me shpejtësi 1-3m/s”.
Gjithashtu bëhet e ditur se “Të dielen do të mbajë mot me diell dhe pjeserisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30-34 gradë Celsius”.
Sipas IHK-së, indeksi UV mbetet shum i lartë, prandaj këshillat e IKSHP mbeten në fuqi edhe pë një periudhë kohore.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?