Kaloni te përmbajtja kryesore

Parandalohet një rast i kontrabandës në Zubin Potok, ndalohen tre furgona me produkte mishi e bulmeti

Një operacion i suksesshëm i Policisë së Kosovës në fshatin Junakë të Zubin Potokut ka rezultuar me ndalimin e tre furgonëve që transportonin mallra të ndryshme ushqimore dhe pije alkoolike në kushte të papërshtatshme higjieno-sanitare.

Ky aksion vjen si pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për të luftuar kontrabandën dhe për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve.

“Gjatë kontrollit të automjeteve është vërejtur se po bartin sasi të konsiderueshme të mallrave, kryesisht ushqimore, pos tjerash edhe produkte mishi e bulmeti që po transportoheshin në kushte të palejueshme higjeniko-sanitare e që mund të ishin të dëmshme për shëndetin e njeriut. Po ashtu në automjete janë hasur edhe pije alkoolike dhe produkte tjera ushqimore e higjienike”, thuhet në njoftim.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button