Policia identifikon tre të dyshuar për transportim të kundërligjshëm të drunjve

Policia e Kosovës më 20 dhe 29 maj në tri raste të ndara ka ndërmarrë operacione të koordinuara për të ndaluar kamionë të dyshuar për kontrabandë druri.
Sipas njoftimit, dy raste janë hasur në rrugën Hajkobillë-Keqekollë, ndërsa tjetri në fshatin Dabishec, ku janë ndaluar kamionë të ngarkuar me dru, të cilët po transportoheshin pa fletë përcjellëse dhe sasia e drunjve nuk ishte e damkosur.
Në rastet e datës 20 maj dyshohet se drunjtë janë kontrabanduar nga territori i Serbisë.
Sipas Policisë të tre kamionët dhe ngarkesat janë shoqëruar në Stacionin Policor për Mbikëqyrje të Kufirit – Keçekollë për të vazhduar me procedura të mëtejme lidhur me rastin.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?