Kaloni te përmbajtja kryesore

Dy algjerianë arratisen nga Qendra e Mbajtjes së Azilantëve

Të enjten dy shtetas algjerian janë arratisur nga Qendra e Mbajtjes së Azilantëve në fshatin Vranidoll të Prishtinës.

Sipas raportit 24-orësh të policisë thuhet se lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe rasti është duke u hetuar nga njësitet relevante policore.

“Është raportuar se janë arratisur  dy të dyshuar meshkuj shtetas algjerian nga Qendra e Mbajtjes së Azilantëve. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti po hetohet nga njësitet relevante policore”, thuhet në raport. /21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button