Kaloni te përmbajtja kryesore

Ibrahimi për Qeverinë: Na krahasuan me Radojçiqin, tejkalon çdo sens normal

(Lajm i përditësuar)

Ibrahimi për Qeverinë: Na krahasuan me Radojçiqin, tejkalon çdo sens normal

Drejtori i Klubit të Biznesit, Ilir Ibrahimi, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të Kryeministrit në detyrë Albin Kurtit, duke i cilësuar si ofenduese.

Ai theksoi se pjesëmarrja masive në protestë ishte kërkesë e vetë bizneseve dhe se kufizimet erdhën për shkak të rrethanave të tjera, jo mungesë interesimi.

‘Kërkesa ka qenë e biznesve, dhe pjesëmarrja ka qenë masive, ka pasur kërkesa për pjesëmarrje më të madhe, por për shkak të ngjarjeve tjera kemi qenë të limituar. Nëse ka një përgjigje kaq arogante nga Qeveria duke na krahasuar me bandat e Radojçiqit në veri ata që e mbushin sofrën e vendit i krahason me Radojçiqin kjo e tejkalon çdo sens normal, nuk e di ku e merr kryeminstrin guximin me na krahasu me Radojçiqin”, tha Ibrahimi.


Ibrahimi: Ministrja e Ekonomisë po injoron 60% të ekonomisë

Drejtori i Klubit të Biznesit, Ilir Ibrahimi, ka kritikuar ashpër qasjen e Ministres në detyrë të Ekonomisë, Artane Rizvanolli ndaj bizneseve, duke e akuzuar për neglizhencë të thellë ndaj realitetit ekonomik në Kosovë.

Sipas tij, krahasimi që ajo bën me vetëm 1% të bizneseve është i pavend.

”Ministrja e ekonomisë që do të duhej të ishte avokatja jonë më e madhe e zhvillimit ekonomik, profesoresha e konomisë e merrë për bazë një krahasim të tillë të bizneseve 1% ebizneseve, nuk është 1%, janë 60% e ekonomisë”, tha Ibrahimi, teksa shtoi se në kësi situata nuk mund të ”mbijetoj ekonomia”


Ibrahimi: Bizneset të papërgatitura për tregun e lirë të energjisë

Drejtori i Klubit të Biznesit, Ilir Ibrahimi tha se bizneset nuk e kanë pasur kohën e duhur për t’u përgatitur që të përballemi me tregun e lirë të energjisë.

”Vendimi është marrë shumë shpejt, nuk ka pasur parapëgaditje. Eshtë bërë me nguti, pa e ditur ndoshta se çfarë po ndodh, por unë e di se ne ZRRE ka eskperta të mirë dhe e dinë se çfarë do të thotë të dalësh në treg të lirë”, tha Ibrahimi.

Ai tutje ka shtuar se janë për treg të hapur të energjisë, por që hapja e tregut në këtë moment do të thotë mbyllje e ekonomisë./RTV21/21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button