Kaloni te përmbajtja kryesore

Rafuna: Kërkesa jonë është që institucionet të reflektojnë

Drejtuesi i Odës Ekonomike, Lulzim Rafuna, tha gjatë protestës së bizneset po detyrohen të dalin në tregun e lirë dhe se ato do të përballen me një çmimit të ri të rrymës prej “220 deri në 270 për qind më të lartë”.

“Nuk ka qenë dëshirë e jona të dalim të protestojmë sot, kërkesa jonë është që institucionet të reflektojnë. Ne duam vetëm një fazë tranzicioni për të dalë në treg të lirë. Ne kemi kërkuar një vit për ta përgatitur tregun dhe bizneset. Çdo shtet ka fazë tranzicioni e ne nuk kemi”, tha Rafuna.

Vendimi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) për liberalizimin e tregut të energjisë do të hyjë në fuqi më 1 qershor. Vendimi nënkupton se të gjitha bizneset e mëdha nuk do të furnizohen më me energji përmes tarifave të rregulluara, por duhet të gjejnë vetë furnizuesin e tyre në tregun e lirë. Nëse nuk arrijnë ta bëjnë këtë, ato kalojnë automatikisht në treg të hapur me çmime të parregulluara.

Ky vendim përfshin kompanitë me mbi 50 të punësuar ose me qarkullim vjetor mbi 10 milionë euro. Në Kosovë janë të regjistruara mbi 1.000 kompani të tilla që konsumojnë rreth 37% të energjisë së përgjithshme të shpenzuar.

Përfaqësuesit e bizneseve thonë se janë kundër liberalizimit të tregut të energjisë, pasi nuk janë bërë përgatitjet e nevojshme për këtë ndryshim. Ata kërkojnë që ky vendim të shtyhet për një vit.

Nis protesta e bizneseve, pamje nga bllokimi i hyrje-daljeve të Prishtinës (LIVE)

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button