Gjendet një person pa shenja jete në Prishtinë

Një person është gjetur pa shenja jete mëngjesin e sotëm në lagjen “Ulpiana” të Prishtinës.
Rastin për portalin rtv2.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Sipas saj rreth orës 06:00 është marrë informata për një mashkull të pajetë në këtë lagje.
Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi emergjent mjekësor në vendin e ngjarjes.
“Rreth orës 06:00 është marrë informata për një person (mashkull) pa shenja jete, në lagjen Ulpiana në Prishtinë . Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi i mjekëve emergjent në vendin e ngjarjes. Policia në koordinim me prokurorinë kanë nisur hetimin e rrethanave që karakterizojnë rastin”, ka thënë Ahmeti./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?