Kaloni te përmbajtja kryesore

Klinaku – Trendafilovas: Ec shko në pension, s’je ti për drejtësi

Ish-kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku ka reaguar pas intervistës së kryetares së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova për Kosovo Online, ku kjo e fundit e ka komentuar protestën e fundit të veteranëve.

Nëpërmjet një postimi, Klinaku thotë se Trendafilova është “veç një e korruptuar dhe asgjë tjetër”.

“Ec shko më në pension. Nuk je ti për drejtësi, sepse je veç një e korruptuar dhe asgjë tjetër”, ka shkruar ai në Facebook.

Trendafilova komenton protestat e veteranëve: Treguese pse procedurat gjyqësore po zhvillohen jashtë Kosovës

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button