Kaloni te përmbajtja kryesore

Shoqëria civile paralajmëron radikalizim të veprimeve për zhbllokim të Kuvendit

Organizata të shoqërisë civile kanë paralajmëruar veprime më radikale në rast se nuk zhbllokohet situata në Kuvend ndër të cilat edhe protesta me akterë të sektorëve të ndryshëm.

Belgzim Kamberi nga Instituti për politika sociale, “Musine Kokalari”, pjesë e këtyre organizatave tha pwr RTV21 se aktivizimi i shoqërisë civile është bërë për shkak se Kosova nuk e ka luksin të jetë pa institucione në kohën kur ka një varg problemesh të brendshme e ndërkombëtare.

“E kemi parë si obligim të nisim një lloj presioni për ta zhbllokuar situatën. Ka disa metoda të veprimit kemi filluar me një kumtesë, me një aksion simbolik do të provojmë të bëjmë dialog dhe komunikim me vendimmarrësit qoftë me kryetarët e partive me grupet parlamentare vendimmarrëse në Kuvend por nuk e përjashtojmë mundësinë që të radikalizojmë veprimet në çfarëdo lloj metode që do të nxiste dhe do të bindte vendimmarrësit që t’i themelojnë institucionet do të ishte besoj e dobishme dhe s’duhet përjashtuar nga askush. Nuk e përjashtojmë mundësinë që do të organizojmë edhe prostatat në bashkëpunim me sektor të ndryshëm në Kosovë. Kosova ka shumë probleme dhe se ka lluksin që të vonohet në drejtim të themelimit te institucioneve”, tha Kamberi për RTV21.

Një ditë më parë organizatat e shoqërisë civile zhvilluan një aksion simbolik protestues para Kuvendit të Kosovës, duke shprehur pakënaqësinë ndaj bllokimit të procesit të konstituimit të këtij institucioni./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button