Kaloni te përmbajtja kryesore

PDK kërkon pezullimin e vendimit të ZRrE-së për bizneset

Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar pezullimin e menjëhershëm të vendimit të ZRrE-së për daljen e bizneseve në tregun e lirë të energjisë elektrike më 1 qershor 2025.

Deputeti i kësaj partie, Abelard Tahiri, përmes një konference për media, tha se kjo duhet të ndodhë sepse një situatë e tillë do të përkeqësojë edhe më shumë situatën ekonomike.

“Partia Demokratike e Kosovës kërkon auditim të jashtëzakonshëm nga Zyra Kombëtare e Auditimit dhe auditorë të pavarur për ankandet, përfituesit dhe shumat e shpenzuara, pezullim të menjëhershëm të vendimit për daljen e bizneseve në tregun e lirë; si dhe hetim të thelluar nga Prokuroria Speciale për të gjitha zyrtarët dhe aktorët e përfshirë në këtë skandal”, shtoi Tahiri.

Ai tha se pas tre vitesh bllokim nga shumica parlamentare për të mos lejuar hetimin e sektorit të energjisë, qytetarët e Kosovës kanë të drejtë ta dinë të vërtetën për keqpërdorimet që rëndojnë jetën dhe ekonominë e tyre.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button