Kaloni te përmbajtja kryesore

Bastisja në Ministrinë e Bujqësisë, Prokuroria Speciale jep detaje

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka konfirmuar përfundimin e bastisjes së zhvilluarnë Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë e cila është në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Arbnora Luta, e cila ka bërë të ditur se po ndërmerren veprimet e nevojshme hetimore, në përputhje me Kodin e Procedurës Penale.

Për shkak të ndjeshmërisë së rastit, autoritetet nuk kanë dhënë më shumë detaje në këtë fazë, duke theksuar se integriteti i hetimeve duhet të ruhet.

”Ju njoftojmë se bastisja ka përfunduar. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me hetuesit policorë, po ndërmerr veprimet e nevojshme hetimore, në përputhje me Kodin e Procedurës Penale. Me qëllim të ruajtjes së integritetit të hetimeve, në këtë fazë nuk mund të japim më shumë detaje rreth rastit”, tha Luta./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button