Arrestohet një nga të dyshuarit që rrahën gjinekologun Afrim Veliu

Policia e Kosovës ka arrestuar një nga të dyshuarit që javën e kaluar sulmuan gjinekologun Afrim Veliu.
Sipas njoftimit të Policisë i njëjti është ndaluar për 48 orë dhe dyshohet për veprat penale “Kanosja” dhe “lëndim i lehtë trupor”.
”Më 20.05.2025, një qytetar u sulmua fizikisht nga një person i panjohur përballë ordinancës së tij, duke pësuar lëndime të lehta trupore. Katër ditë më vonë, më 24.05.2025, në hyrje të së njëjtës ordinancë, u gjet një granatë dore F-1 pa mekanizëm ndezës, e cila u largua në mënyrë të sigurt nga Njësia për Trajtimin e Mjeteve Eksplodues (NJTME)”, thuhet mes tjerash në njoftimin e policisë.
Policia thotë se i dyshuari është arrestuar në Fushë Kosovë, teksa është bërë e ditur se hetimet janë duke vazhduar në koordinim të ngushtë me Prokurorinë, me qëllim të identifikimit të personave tjerë të përfshirë në këë rast.
”Hetimet janë duke vazhduar në koordinim të ngushtë me Prokurorinë, me qëllim të identifikimit të personave tjerë të përfshirë dhe zbardhjes së plotë të rastit. Policia e Kosovës falënderon qytetarët për bashkëpunimin dhe vigjilencën, dhe riafirmon përkushtimin e saj për garantimin e sigurisë publike, parandalimin e rreziqeve dhe zbulimin e çdo vepre penale që cenon rendin dhe qetësinë publike. Siguria juaj, misioni ynë”, thuhet në njoftimin e policisë./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?