Kaloni te përmbajtja kryesore

Lidhja e Bizneseve kërkon pezullim një-vjeçar të vendimit të ZRRE-së, për kalimin në treg të lirë

Lidhja e Bizneseve të Kosovës shpreh shqetësimin e saj ndaj vendimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për përjashtimin e 1263 bizneseve nga tregu i rregulluar dhe kalimin në një treg të lirë.

Ata e shohin këtë si rikthim në situatën e monopolizimit energjetik, me çmime të papërballueshme për bizneset.

Sipas LBK-së, vendimi u mor pa konsultim me komunitetin e biznesit dhe pa vlerësim të ndikimit socio-ekonomik, duke shkaktuar shqetësime të mëdha për stabilitetin ekonomik dhe institucional të vendit.

“Ky vendim u mor pa konsultim me komunitetin e biznesit, pa vlerësim të ndikimit socio-ekonomik, dhe në kundërshtim me frymën e ligjit mbi shërbimin universal. Situata rëndohet edhe më shumë nga mos-formimi i institucioneve shtetërore, që po bllokon ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare dhe qasjen në miliona euro ndihmë dhe investime, duke lënë bizneset dhe ekonominë vendore të ekspozuar ndaj një krize sistematike dhe të qëllimshme” thuhet në reagimin e LBK-së.

Ata kërkojnë që të bëhet pezullim i menjëhershëm i vendimit, së paku për një vit, për të mundësuar tranzicion të drejtë dhe të përballueshëm nga ana e bizneseve.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button