Kaloni te përmbajtja kryesore

​Ngjarjet e datës 28 maj

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), mban takimin e rregullt me radhë. (Salla e takimeve të KGJK-së, ora 09:00)

Caritas-i Zviceran organizon ngjarjen përmbyllese për projektin TAKE në Edukimin në Fëmijërinë e Hershme në Kosovë. (Klan Arena, Prishtinë, ora 09:30)

Agjencia Kosovare e Privatizimit, mban ceremoninë e hapjes së ofertave të shitjeve përmes Likuidimit nr. 72 (ShAL 72), ku janë përfshirë 77 asete. (Hotel ‘Grand”, ora 10:00) (Këtë ngjarje kemi me e e percjelle, fillon ne ora 10:00, ekipa duhet te jete me heret aty)

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), Lëvizja FOL dhe Iniciativa për Progres (INPO), me përkrahjen e Ambasadës Gjermane në Prishtinë, organizon tryezë të rrumbullakët me rastin e publikimit të raportit “Aplikimi i jurisprudencës së GjEDNj-së në Kosovë”. Merr pjesë edhe ambasadori gjerman Joern Rohde. (Hotel Prishtina, ora 13:00)

Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA, realizon një aksion simbolik. (Para Qeverisë së Kosovës, ora 13:00)

Nis implementimi i parimit të kontrollit “Hyrje – Hyrje” në Pikë Kalimin e Përbashkët Kufitar Glloboqicë – Jazhincë. Merr pjesë Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme së Kosovës Xhelal Sveçla, zëvëndëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut Izet Mexhiti. (Pika kufitare, Glloboqicë – Jazhincë, ora 14:00)

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button