Çitaku: Nuk është faji i qytetarëve, por i atyre që e vendosin egon para shtetit
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj deklaratave të një zyrtari të lartë të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilat ajo i cilëson si të papërgjegjshme dhe dëmtuese për interesin shtetëror të Kosovës.
Çitaku shpreh shqetësimin se pikërisht në ditën kur Kosovën e viziton Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, një eksponent i Vetëvendosjes ka zgjedhur t’i akuzojë partnerët ndërkombëtarë për nxitje trazirash në veri të vendit.
“Ky zyrtar është një eksponent tipik i një qasjeje që sheh armiq të brendshëm e të jashtëm kudo. Kosova sot është më e izoluar se kurrë më parë. Nuk është faji i qytetarëve, por i atyre që e vendosin egon para shtetit, protagonizmin para institucioneve dhe retorikën para realitetit,” shkruan ndër të tjera Çitaku.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?