Dërgonte vazhdimisht mesazhe kërcënuese në drejtim të institucioneve, arrestohet i dyshuari

Policia e Kosovës ka arrestuar sot një person të dyshuar për veprën kanosje. Arrestimi është bërë pas një bastisje në Prishtinë.
Ai dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme, përmes e-maileve ka dërguar mesazhe me përmbajtje kërcënuese në drejtim të institucioneve të Republikës së Kosovës si: Prokurorisë së Shtetit, Policisë së Kosovës, Universitetit të Prishtinës, si dhe në drejtim të zyrtarëve të këtyre.
Bëhet e ditur se gjatë këtij operacioni policor është arrestuar i dyshuar, i cili dyshohet se ka kryer veprën penale ‘kanosje’ dhe në cilësinë e provave materiale janë gjetur dhe janë sekuestruar pajisjet të cilat dyshohet se janë përdorur për kryerjen e veprës penale.
“I dyshuari me vendim të prokurorit ndalohet për 48 orë”, thuhet në njoftim.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?