Kaloni te përmbajtja kryesore

Gjenden mbetjet mortore të tre personave të zhdukur gjatë luftës

Janë lokalizuar mbetjet mortore të tre personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë.

Kjo u bë e ditur nga ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila ka treguar se operacioni i gërmimit dhe zhvarrimit në Prishtinë ka zgjatur dy ditë dhe të enjten mbetjet janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

“Pas dy ditëve të operacioneve të gërmimit dhe zhvarrimit në Prishtinë, ekipet mjekoligjore të Institutit të Mjekësisë Ligjore dhe EULEX, me mbështetjen e Departamentit për Hetimin e Krimeve të Luftës në Policinë e Kosovës dhe Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, kanë lokalizuar mbetjet mortore të tre personave të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë. Mbetjet mortore janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminime të mëtejshme dhe procesin e identifikimit”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button