Kaloni te përmbajtja kryesore

Rohde i shqetësuar me protestën e veteranëve kundër Trendafilovës

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde ka reaguar i shqetësuar pas protestës së veteranëve para objektit ku po qëndronte të martën Kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafila.

Në platformën “Bluesky” ambasadori Rohde ka theksuar se anulimi i konferencës së Trendafilovës pas presionit nga veteranët ngre shqetësime të mëdha, ndërsa shton Dhomat e Specializuara të Kosovës janë pjesë e sistemit ligjor kosovar dhe informimi i publikut mbetet shtyllë e rëndësishme.

Siç tha ai autoritet duhet të sigurojnë që Gjykata të mund ta kryejë punën pa pengesa.

“Dhomat e Specializuara të Kosovës janë pjesë e sistemit ligjor kosovar dhe informimi i publikut është një shtyllë thelbësore e mandatit të saj. Anulimi i konferencës për shtyp pas presionit të veteranëve të UÇK-së ngre shqetësime të mëdha. Autoritetet duhet të sigurojnë që gjykata të mund të kryejë punën e saj pa pengesa”, ka shkruar Rohde.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button