Kadrijaj: Për shkak të ndryshimit në mes të zgjedhjeve të formës së votimit, ne do t’i adresohemi Gjykatës Kushtetuese

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj ka thënë se AAK për shkak të ndryshimit në mes të zgjedhjeve të formës së votimit, ka mbledhur nënshkrimet për adresim në Gjykatën Kushtetuese.
Ky adresim në Gjykatës Kushtetuese sipas Kadrijaj ka të bëjë për shkeljen ligjore të votimit të fshehur.
“Ne si Aleancë, për shkak të ndryshimit në mes të zgjedhjeve të formës së votimit, nga votimi i hapur në votim të fshehur, ne kemi mbledhur nënshkrimet do ti adresohemi gjykatës kushtetuese për këtë shkelje ligjore dhe për këtë shkelje kushtetuese dhe të hënën ne do e dorzojmë në gjykatën kushtetuese këtë shkelje që po bëhet”, tha ajo. /21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?