Kaloni te përmbajtja kryesore

Gjilani deklarohet për gjendjen shëndetësore të Oltionit

SC Gjilani ka njoftuar publikun rreth gjendjes shëndetësore të futbollistit Oltion Bilalli, që u lëndua sot në ndeshjen kundër Malishevës.

Sipas tyre, gjendja shëndetësore e Oltionit, fatmirësisht është përmirësuar.

Ndërkaq, në një komunikatë zyrtare, Gjilani thotë se Oltioni ka pësuar gjakderdhje të brendshme në kokë, por që është jashtë rrezikut për jetë.

“Aktualisht, ai ndodhet në Mjekimin Intensiv Qendror, ku është nën kujdes të vazhdueshëm mjekësor”, thuhet në njoftim.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button