Kaloni te përmbajtja kryesore

Ra nga një ndërtesë e lartë, vdes një grua në Fushë Kosovë

Një grua ka vdekur pasi ka rënë nga një objekt në rrugën “Tahir Zemaj” në Fushë Kosovë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 16:20, kemi pranuar informatën se një person (femër) ka rënë nga një objekt në rrugën “Tahir Zemaj”, në Fushë Kosovë dhe e njëjta ka vdekur. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vend ngjarje.”, ka thënë Ahmeti.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button