Kaloni te përmbajtja kryesore

Osmani uron Merz: Presim forcimin e bashkëpunimit për ta çuar përpara rrugëtimin e Kosovës drejt BE’së dhe NATO’s

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar Friedrich Merz për zgjedhjen si Kancelar i Gjermanisë.

Osmani ka thënë se si një nga aleatët më të rëndësishëm të Kosovës, presin me padurim forcimin e partneritetit dhe bashkëpunimit tonë për ta çuar përpara rrugëtimin legjitim të Kosovës drejt anëtarësimit në BE dhe NATO.

“Në emër të popullit të Kosovës, i uroj suksese Kancelarit Friedrich Merz me rastin e marrjes së detyrës dhe fillimit të mandatit të qeverisë së re gjermane. Në një moment përcaktues për unitetin dhe sigurinë e Evropës, udhëheqja e vazhdueshme e Gjermanisë është më e rëndësishme se kurrë. Si një nga aleatët më të rëndësishëm të Kosovës, presim me padurim forcimin e partneritetit dhe bashkëpunimit tonë për ta çuar përpara rrugëtimin legjitim të Kosovës drejt anëtarësimit në BE dhe NATO”, ka shkruar Osmani.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button