Kaloni te përmbajtja kryesore

Osmani mirënjohëse për mikpritjen e jashtëzakonshme që ia bëri kryeministri i Malajzisë

Presidentja Vjosa Osmani është shprehur mirënjohëse për mikpritjen e jashtëzakonshme të kryeministrit të Malajzisë, Anëar Ibrahim, në kompleksin qeveritar Seri Perdana në Putrajaya.

Përmes një postimi në Facebook, e para e vendit veçoi disa nga momentet më kulminante të kësaj dreke zyrtare.

“Një mikpritje e jashtëzakonshme nga Kryeministri Anëar Ibrahim gjatë drekës zyrtare në kompleksin qeveritar Seri Perdana në Putrajaya. Elementet e pasura të kulturës malajziane — nga produktet tradicionale e deri tek vallet plot ngjyra — të ndërthurura mjeshtërisht me tingujt e muzikës së bukur shqipe, e bënë këtë drekë zyrtare edhe më të veçantë. Faleminderit Malajzi!” , ka shkruar Osmani.

 

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button