”Anthony Albanese ka fituar zgjedhjet në Australi”

Kryeministri Anthony Albanese është fituesi i zgjedhjeve të mbajtura në Australi të shtunën, edhe pse ende është duke vazhduar numërimi i votave,kanë raportuar mediat lokale duke u bazuar në numërimet fillestare.
Rezultatet preliminare sugjerojnë se Partia Laburiste e Albaneses ka përfituar nga lëkundjet e votuesve në mbarë vendin, duke triumfuar mbi rivalët e Partisë Liberal-Nacionale të udhëhequr nga Peter Dutton.
Kostoja e lartë e jetesës, sistemi shëndetësor në gjendje të mjerueshme, mungesa e strehimit të përballueshëm dhe presidenca e paparashikueshme e presidentit amerikan, Donald Trump, ishin ndër çështjet kryesore që preokupuan australianët gjatë fushatës zgjedhore.
Një sërë kandidatësh të pavarur dhe nga partia e majtë “Greens” mund të luajnë rol vendimtar në përbërjen përfundimtare.
Albanese ishte zgjedhur kryeministri numër 31 i Australisë në zgjedhjet e vitit 2022.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?