Kaloni te përmbajtja kryesore

Krasniqi: PDK nuk fshihet mbrapa asgjëje, gjithmonë e gatshme t’ua thotë në sy secilit

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka bërë edhe një reagim në Facebook, pas zhvillimeve në seancën e sotme të Kuvendit, ku pati përpjekje që të ndryshohet mënyra e votimit për Kryetarin e Kuvendit.

Krasniqi ka thënë se bllokuesit e konstituimit të Kuvendit po shihen.

Sipas Krasniqit, koalicioni s’i ka numrat.

”Ne jemi këtu për Kosovën. Dhe për Kosovën, ulemi gjithmonë. Por kurrë s’do të heshtim. Jo përballë bllokadës. As përballë paaftësisë. E as për mungesën e vullnetit për zgjidhje. Perdet ranë. Dhe me to, edhe një tjetër tentativë për viktimizim. Sheshit po shihen bllokuesit. Po zbulohen edhe taktizuesit me fatin e qytetarëve.
Por, skemat s’prodhojnë shumicë, vetëm të vërtetën. Ky koalicion nuk i ka numrat – pikë. PDK nuk fshihet mbrapa asgjëje dhe është gjithmonë e gatshme t’ua thotë në sy – secilit – qëndrimet dhe pozicionet e saj. Imponimet tek ne nuk kalojnë. Mirë se vini në DEMOKRACI. PDK është dhe do të jetë gjithmonë këtu – duke respektuar besimin dhe mandatin e qytetarëve. Për Kosovën. Për të ardhmen!”, ka shkruar Krasniqi.
Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button