Kaloni te përmbajtja kryesore

Rrahje për parking në Fushë-Kosovë, njëri përfundon për spital e tjetri në arrati

Një person është arrestuar dhe ka marrë trajtim mjekësor, pas rrahjes me një tjetër në rrugën “Hajrullah Zymi” të Fushë-Kosovës të shtunën.

Referuar raportit 24 orësh të policisë thuhet se mosmarrëveshja dhe përleshja u bë rreth një parkingu.

I dyshuari i arrestuar është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

Ndërsa i dyshuari tjetër gjendet në arrati.

Rr. Hajrullah Zymi, Fushë Kosovë  26.04.2025-11:30. Është raportuar se dy të dyshuar meshkuj kosovar, pas një mosmarrëveshje rreth parkingut janë përleshur në mes vete. Njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe ka pranuar tretman mjekësor, dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër gjendet në arrati”, thuhet në raportin ditor të policisë.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button